Lindi më 1917, në Kuqar të Fierit. Me vendim nr. 103/119, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: "ka qenë pjesëtar i Organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar, ka udhëhequr operacione dhe ka marrë pjesë në luftime kundër Ushtrisë Nacional-çlirimtare etj." dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U arrestua sërish më 2 maj 1980. Me vendim nr. 79, datë 9 prill 1981, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirire, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Vdiq më 6 dhjetor 1981, në kampin 309.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 320
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.