Lindi në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, në vitin 1895. U arrestua më 19 tetor 1956, dhe me vendim nr. 2, datë 16 janar 1957, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit" dhe për "moskallëzim krimi kundër shtetit dhe popullit", dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfisikimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me vendim të Gjykatës së Lartë u bë ndryshimi i vendimit të mësipërm, duke e dënuar përfundimisht me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 242
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.