| Sezai Radhima | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Sezai Radhima |
| Fatherhood: | Shyqyri |
| Birthplace: | Vlore |
| Date of Birth: | 10/10/1908 |
| Date of Death: | 17/12/1997 |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 1947 |
| Charges: | Për veprimtari armiqsore dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit! |
| Sentencing: | 7 vjet Prison |
| Release Date: | 1950 |
Source: AQSH, F.Keshilli i Ministrave, V.1951,D.1173
Sezai Radhima lindi në Vlorë më 10 tetor 1908. Në moshën 12-vjeçare nisi mësimet në shkollën qytetare të Vlorës, filloi studimet në shkollën teknike amerikane në Tiranë ku aty u diplomua për lëndën matematik dhe fizik. Pas mbarimit të luftës filloi punën si mesues matematike në shkollën Tregtare Vlore. Në këtë periudhë , miqësia me Jugosllavinë ishte në lulëzim, mësuesja e serbishtes i kërkoi Sezaiut të mbante një fjalim për Titon si shpëtimtari i Shqipërisë, por ai e refuzoi në mënyrë kategorike. Pas dy muajsh, në shtator 1947, e arrestuan me akuzën : "Për veprimtari armiqsore dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit!". U dënua me 7 vjet burg nga të cilat vuajti 3 vjet. Në vitin 1993, me dekret të presidentit të Republikes, u dekorua "Mesues i Merituar",nr.557,dt.11.6 1993. Vdiq më 17 dhjetor 1997.
Source: Nga familja
