| Shaban Balla | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Shaban Balla |
| Birthplace: | Krujë |
| Date of Birth: | 1904 |
| Profession: | Gazetar |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 18/1/1946 |
| Charges: | «Spiunazh, tentativë për rrëzimin e Pushtetit Popullor» |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 3/7/1946 |
Gjeometër, gazetar, korrenspondent i gazetës amerikane «Times» (1925).Lindi në vitin 1904, në qytetin e Krujës. Më 1929 kreu shkollën teknike «Harry Fultz» në Tiranë dhe dy kurse në «Robert Kolegj» të Stambollit. Në vitin 1925 punoi si korrespondent i gazetes «Times» të Amerikës, pastaj si gjeometërë pranë zyrës Teknike të Ministrisë së Punëve Botore. I zhgënjyer nga terrori i ushtruar nga regjimi i ri, në verën e vitit 1945 u anëtarësua në organizatën e rezistencës «Bashkimi Demokrat Shqiptar». U arrestua më 18 janar të vitit 1946 për «spiunazh» dhe «tentativë për rrëzimin e Pushtetit Popullor» dhe u dënua me vdekje pushkatim. U ekzekutua më 3 korrik 1946, bashkë me Xhahit Kokën , Qenan Dibrën , Telat Drinin Mahmut Menikun , Sami Qeri-bashin, Mehmet Beshirin dhe Ali Kavajën. Më 25 gusht 1947, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Prefekturës së qytetit të Tiranës vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij.
