Pronar i madh. Lindi më 20 prill të vitit 1918, në fshatin Gostimë të Elbasanitit. Pjesëmarrës aktiv i organizatës «Balli Kombëtar». U arrestua në vitin 1944 dhe, me vendim nr. 57, datë 27 qershor 1945, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 30 vjet burg të rëndë, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më vonë, dënimi iu ul në 20 vjet burg. Më 1949, iu ulën edhe 5 vjet të tjerë. U lirua më 1955, por u arrestua sërish më 1966 dhe, me vendim nr. 51, datë 11 shkurt 1966, Gjykata e Qarkut të Elbasanit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg. U lirua në vitin 1975.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 323
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.