Një nga intelektualet e para shkodrane, themeluese e Komitetit «Gruaja Shqiptare», veprimtare e lëvizjes për lirinë kombëtare dhe emacipimin e gruas.Lindi në vitin 1875, në Shkodër, ku mori dhe mësimet e para. Të mesmen e kreu në shkollën e një kuvendi austriak në Kroaci, kurse studimet e larta për shkenca politike në Firence. Më 3 gusht 1920 themeloi në Shkodër Komitetin «Gruaja Shqiptare». Ky komitet u krijua kryesisht për të grumbulluar ndihma për forcat shqiptare që luftonin për mbrojtjen e Shkodrës nga agresioni jugosllav (Lufta e Koplikut). Për të informuar publikun lidhur me punën e bërë nga «Gruaja Shqiptare», nga nëntori i vitit 1920 deri në korrik 1921 Komiteti botoi dhe revistën «Gruaja shqyptare». Në vitet 1925-1939 ishte nënkryetare e degës së Shoqërisë «Gruaja Shqyptare» për Shkodrën. Mori pjesë në luftë bashkë me të shoqin, Ndoc Çobën . Pas luftës u dënua për qëndrim kundër pushtetit komunist. Në vitin 2002, me rastin e nëntëdhjetë vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Republikës i akordoi Urdhërin «Naim Frashëri» (pas vdekjes), për pjesëmarrjen e saj në lëvizjen kombëtare të vitit 1920, si luftëtare «kundër ndarjes së Shqipërisë dhe për emancipimin e gruas shqiptare».

Source: «Fjalor Enciklopedik Shqiptar», 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 399
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.