Klerik halevitan dhe veprimtar politik. U lind në fshatin Karbunarë  të Lushnjes, në vitin 1879. Mësimet e mesme i mori në medresenë e Beratit, kurse të lartat në Stamboll. Sapo u kthye në teqenë e  tij  në  Karbunarë 1909,  autoritetet turke e internuan në Peqin si "turbullues të miletit". Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjes dhe, si delegat i vendit mikëpritës, i hapi punimet e tij. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, u largua në Bari të Italisë, prej nga u kthye në qershor të vitit 1939. Pas luftës, në zgjedhjet e dhjetorit 1945, u zgjodh deputet i rrethit të Lushnjes. U pushkatua me grupin e deputetëve, më 1947.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 176
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.