Lindi më 23 janar të vitit 1935, në Polis të Librazhdit. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Librazhdit në rrethin e Tepelenës, prej datës 4 maj 1949 deri më 29 nëntor të vitit 1953.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 441
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.