| Shemsedin Mulosmani | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Shemsedin Mulosmani |
| Birthplace: | Tropojë |
| Residence: | Tepelenë |
| Date of Birth: | 4/3/1939 |
| Exile | |
| Date of Exile: | 12/1948 |
| End of Exile: | 28/12/1949 |
| Charges: | "Motive politike " |
Lindi në Tropojë, më 4 mars 1939. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Bajram Currit në rrethin e Tepelenës, prej muajit dhjetor të vitit 1948 deri më 28 dhjetor 1949.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 402
