Shkelqim Bumci | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Shkelqim Bumci |
Fatherhood: | Rrapush |
Birthplace: | Tiranë |
Date of Birth: | 7/12/1934 |
Profession: | Inxhinier ndërtimi |
Trial | |
Charges: | «Për veprimtari armiqësore për krimin e sabotimit» |
Sentencing: | 20 vjet Prison |
Inxhinier ndërtimi.Lindi më 7 dhjetor të vitit 1934, në Tiranë. Më 1950 u diplomua gjeometër në Politeknikumin «7 Nëntori». Mes viteve 1950-1954 kreu Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Në vitet 1963-1966 kreufunksionet e kryeinxhinierit në Ndërma-rrjen e Ndërtimeve Industriale në Laç. Dy vitet në vazhdim punoi si kryeinxhinier në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hekurudhës Rrogozhinë-Fier, kurse nga 1968 deri më 1971 si drejtor i Ndërmarrjes së Ndërtimit të Hekurrudhës Elbasan-Përrenjas. Në vitet 1971-1975 u caktua kryeinxhinier në Drejtorinë e Përgjithshme të Ndërtim-Montimit në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. Në dhjetor 1975 u shkarkua nga të gjitha funksionet dhe u arrestua «për veprimtari armiqësore për krimin e sabotimit». U dënua me 20 vjet heqje lirie, por u lirua pas dhjetë vjetësh me dekret të Pre-sidiumit Popullor. Pas lirimit dhe deri në vitin 1991 punoi në Ndërmarrjen e Ndërtimit «21 Dhjetori».