Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish të Perndjekurve Politikë (2002-2013), Kryetar i Shoqatës Antikomuniste Demokrate të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Lindi në Shkodër, më 7 qershor të vitit 1945. Pa mbushur ende muajin, më 17 korrik 1945 u internua familjarisht (bashkë me të ëmën Kune, motrën Lajde dhe vëllain Sokol), në kampin e Beratit. Pas disa kohësh u internuan në Kozare të Kuçovës, në Tepelenë, Porto Palermo e Lushnjë. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Lushnjë, më 1968. U lirua pas 44 vjetësh (nëntë internimesh), më 4 korrik të vitit 1989. Pas shembjes së komunizmit, në vitin 1996 u diplomua në Fakultetin Juridik, kurse më 1998 mbaroi Akademinë e Rendit. Nga viti 1993 deri në gusht të vitit 2002 punoi si inspektor në arkivin e Ministrisë së Brendshme me gradën Major. Më 20 gusht 2002 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish të Perndjekurve Politikë, detyrë që e mbajti deri në vitin 2013. Më 18 dhjetor 2015, Presidenti i Republikës i dha titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut".

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 359.

I internuar për motive Politike, më 17 Korrik 1945 deri në dhjetor 1954 në qytetin e Beratit. Në bazë të nenit 1 të ligjit 649 datë 10 janar 1949 u internua në Tepelenë. Internuar nga viti 1945–1960 me vendimin nr.2 të nenit 1 te ligjit 649 në Savër të Lushnjes. Internuar nga viti 1960-1965 me vendim nr.7 të ligjit 649 në Savër Lushnje. Internuar nga viti 1965-1970 me vendim nr.12 të ligjit 649 në Savër, Gjazë të Lushnjes. Internuar nga viti 1970-1975 me vendim 14 të ligjit 649 në Gjazë të Lushnjes. Internuar nga viti 1975-1980 me vendim nr.5 të ligjit 649 në Gjazë të Lushnjes. Internuar nga viti 1980-1985 me vendimin nr. 6 të ligjit 649 në Gjazë të Lushnjes. Internuar në vitin 1985-1990 me vendim nr.6 të ligjit 649 në Gjazë të Lushnjes. Internuar përsëri në vitin 1989- me vendim nr. 5 të ligjit 649 në Gjazë të Lushnjes. Lirohet para kohe me vendim nr.5 dt. 4.07.1989.
Source: Nga familja
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.