Skënder Daja | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Skënder Daja |
Birthplace: | Tiranë |
Date of Birth: | 1950 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Circumstances of Death: | Burg |
Event included: | Revolta e burgut të Spaçit |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 24/05/1973 |
Place of Execution: | Spaç |
Një nga pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit (21-24 maj 1973). Lindi në vitin 1950, në Tiranë. Më 30 mars 1971, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për krimin e «tradhëtisë ndaj atdheut ngelur në fazën e përgatitjes» në bashkëpunim, dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Në burgun e Spaçit, ku po vuante dënimin, u përfshi në revoltën e të burgosurve. Më 24 maj 1973, ditën e shtypjes së kësaj revolte, Gjykata e Lartë, duke shprehur verdiktin e Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal, e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim krimin e sabotimit ekonomik» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pjesës së tij të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U ekzekutua po atë natë, bashkë me Dervish Bejkon [shih], Naim Pashajn [shih] dhe Pal Zefin [shih]. Nebil Çika i Riu, Zërat e mbijetesës, (Tiranë: