Lindi në vitin 1956, në Tiranë. I biri i Kiço Ngjelës, ish-ministër në qeveritë komuniste, i dënuar në vitin 1975 për veprimtari antipartiake. Me vendim nr. 99, datë 1 tetor 1979, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit", dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie. Ka kryer dënimin edhe në burgun e Qafë-Barit. Edhe vëllai i tij, Spartak Ngjela është dënuar si armik i popullit.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 95
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.