Sorkadh Çika | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Sorkadh Çika |
Birthplace: | Borsh, Sarandë |
Date of Birth: | 1928 |
Date of Death: | 25/12/2005 |
The Reason of Death: | Hetuesi/Tortura |
Trial | |
Charges: | «Përpjekje e organizuar për përmbysjen e pushtetit popullor» |
Sentencing: | 16 vjet Prison |
Lindi në vitin 1928, në fshatin Borsh të Sarandës, në një familje të njohur nacionaliste. Që fëmijë mori pjesë në rezistencën kundër pushtuesve. U arrestua në vitin 1949 bashkë me një grup të konsiderueshëm intelektualesh nga i grithë rrethi i Sarandës, kur punonte si mësues në zonën e Konispolit. Ishte pjesëtar i një grupi intelektualësh antikomunistë të rrethit të Sarandës e më gjerë. U izolua dhe u torturua në mënyrë çnjerëzore për më shumë se një vit në bodrumet e Kalasë së Gjirokastrës. U dënua nga Gjykata Ushtarake Gjirokastër me 16 vjet heqje lirie me akuzën: «përpjekje e organizuar (në grup) për përmbysjen e pushtetit popullor». Vdiq në Tiranë, më 25 dhjetor të vitit 2005.