Lindi në vitin 1903, në Sarandë. Më 20 mars 1957, me vendim nr. 10, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për bashkëpunim me diversantët" dhe "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 10 vjet e 6 muaj heqje lirie.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 325
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.