Lindi në vitin 1889, në fshatin Ziçisht të Devollit. Më 13 janar 1992, Drejtoria e Administratës pranë Ministrisë së Rendit Publik, vendosi t’i njohë kohën e internimit për 5 vjet kohë nga rrethi i Korçës në rrethin e Fierit. Më 30 maj 1994, Drejtoria e Administratës së Burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë, i njohu kohën e vuajtjes së dënimit "për motive politike", prej datës 19 gusht të vitit 1946 deri më 20 tetor të po këtij viti 1946.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 336
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.