Lindi më 1908, në Labovë, Gjirokastër. Më 18 qershor 1946, me vendim nr. 260, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi "si armik të popullit", për këto arsye: "ka qenë anëtari më aktiv dhe elementi më kryesor i grupit të Vorio-Epirit, me qendër në Tiranë, ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit dhe vendimet e marra". "Ka bërë çmos për të përçarë luftën nacionalçlirimtare, ka organizuar e lidhur grupet e shkëputura me qendrën e Tiranës, e cila udhëzohej nga Sillogu i Janinës". U dënua me 30 vjet burg me punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë. Më 24 dhjetor 1946, dënimi i zbrit në 20 vjet me punë të detyruar. Më 28 dhjetor 1946, me vendim nr. 322, Komiteti Ekzekutiv i N.Prefekturës së Tiranës, urdhëroi sekuestrimin e pasurisë: "1 truell në Lagjen Ismail Efendi të Tiranës; mobilje e sende shtëpijake simbas inventarit bashkangjitur vendimit origjinalit".

Source: AISKK, F.1,V.2013, D.5/1, Fl.168-169. Gazeta zyrtare, 6 shkurt 1947, f. 8
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.