Prof dr Stanislav Zuber ,lindi ne Poloni dhe nderoi jete ne Shqiperi si pasoj e torturave komuniste ,Zuber ishte një nga shkencetaret e famshem te rangut europian ne industrine e gjeologjis e naftes u thirr në vitin 1927 nga një kompani italiane që kishte marrë me koncesion zonen naftëmbajtese të Kuçovës . Zuber punoi për 20 vjet në këtë zonë duke hartuar hartën gjeologjike të zones naftembajtese . Stanisllav Zuber(Stanisław Zuber) lindi më 14 tetor të 1883 në Lvov dhe vdiq në 18 tetor të 1947 nën tortura në qelitë e burgut 313 Tiranë. U arrestua në qershor të 1947 dhe vdiq në 18 tetor të 1947 Stanisllav Zuber ishte i biri i Rudolf Stanisllavit dhe Zuberóves. Babai i tij, Rudolf Zuber ishte një profesor i gjeologjisë në Universitetin Lvov. Ai kishte një motër të quejtun Julia dhe vëllain Kazimir. Stanisllavi ishte inxhinier shpimit ka punuar si drejtor i kompanisë së naftës italiane në Shqipëri në vitet 1930. Ai studioi në Lvov(qyteti i Ukrainës) dhe Krakov(qytetë i Polonis). Edhe si student botoi gazetën e parë shkencore në vitin 1914. Ai ishte poliglot, njohës i polonishtes, rusishtes, gjermanishtes, frëngjishtes, anglishtes, italishtes, shqipes, serbishtes, greqishtes, arabishtes, persishtes e armenishtes. Në pranverë të vitit 1915, pas pushtimit të Lvov-it u deportuan në Rusi. Ai u vendos në Baku, ku përmes ndikimit të babait gjeti punë si një gjeolog në kompani të naftës polake. Ai punoi atje në vitet 1915-1923. Ingjinieri gjeolog, Stanisllav u morë me kërkime për vendburime të naftës në, Kaukazin Lindore dhe në jug-lindje të Detit Kaspik, rajon i Bakut. Aty studioi gjithashtu, ndër të tjera dheun vullkanik. Rezultatet shkencore e metodike të punës tij u botuen në BRSS dhe në Poloni, pas kthimit të tij në vitin 1923. Në vitin 1924 ai mbrojti tezën e doktoraturës në Lvov me temën e disertacionit “Mbi dheun vullkanik”. Në Kongresin Ndërkombëtar të XIV të Gjeologjisë në Madrid, në vitin 1926, raportoi Stanisllavi studimet e tij mbi gjeologjinë e fushave të naftës në Ponto-Kaspik, mbi dheun vullkanik dhe shtresat mermere (pol.fliszu) të vargmalit të Karpateve(shtrihet në Çeki, Sllovaki dhe Poloni). Në të njëjtin vit, gjatë Kongresit Ndërkombëtar të naftës në Bukuresht shpjegoi në lidhje me migrimin e naftës. Të pranishëm në kongresin e përfaqësuesve të kompanive të naftës kanë vënë re një Zuberze gjeolog të talentuar. Si rezultat, Kryetari i delegacionit italian, senatori dhe industrialisti Puppini nënshkroi një kontratë punësimi në kompaninë e naftës AIPA (Azienda Italiana PETROLI Albania) për të kryer punën eksploruese në Shqipëri, Itali dhe në Mal të Zi. Pas dhënieve të leksioneve të tij në Universitetin Jagielloński të Krakovit në vitin 1927 shkoi S. Zuber në Itali, nga ku ai shkoi në Shqipëri, ku mori postin e shefit të kompanisë gjeologjike të AIPA-s me seli në Kuçovë, që përfshin rajonet e kërkimeve të naftës në Kuçovë - Lushnje, Murriz-Pekisht dhe Patos-Cakran-Selenica. Rezultatet e studimit të kryer në zonat koncesionare italiane i ka informue ingj. Stanisllavi në Romë. Vlerësimet pozitive të tilla hapnin perspektivat e një epoke për zbulimin e katranit dhe gazit në pjesën jugore të Shqipërisë, i cili shpejt u pasqyrue me proçesin e shpimit. Në sajë të përpjekjeve të tij, Shqipëria aktualisht ka dy qytete të naftës: Kuçovë dhe Patos. Vendburimet e naftës në Kuçov ishin aq të mëdha sa që përballuen nevojat e furnizimit me karburantë të makinerisë ushtarake të Italisë gjatë Luftës Dytë Botërore. Me 1935 udhëtoi ingj. Stanisllavi shpesh në Poloni, ku ai mori titullin e "Docentë i shkencave ingjinierike për Gjeologji". Në të njëjtën kohë studimet gjeologjike i kryer në Itali, në gadishullin e qendrore dhe jugore të Apenineve, si në Siçili e të Napolit. Ai ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume të shumta ndërkombëtare mbi shkencat e tokës, sidomos gjeologjinë e fushave të naftës (Paris, Uashington, Romë, Liege të Belgjikës, Londër, etj).   Pas vitit 1935 u vendos ingj. Stanisllavi përgjithmonë në Shqipëri, dhe iu përkushtua studimit të gjeologjisë të vendit, veçanërisht praninë e naftës bruto, gazit natyror, bitumit natyror, ferritet dhe ujin e pijshëm. Gjithashtu studioi Stratigrafia terciare dhe tektonike, e cila ka vue bazat themelore shkencore të Gjeologjisë Shqiptare njohuri mbi “Neogjenet Shqiptare,,. Ai ka hartue edhe një hartë tektonike të Shqipërisë në shkallë 1:4 000 000, Hartën gjeologjike e Shqipërisë në shkallën 1:200 000 dhe Hartën minerale të Shqipërisë në shkallë 1:300 000 Ai shkroi raportet dhe projektet të shumta si dhe ka hartue edhe një numër të seksioneve kryq në hartat gjeologjike në shkallë 1:50 000, deri në një shkallë nga 1:10 000. Numri i përgjithshëm i botimit të studimeve tij arrin një listë prej mëse 450 artikuj e publikuem në revista të ndryshme të botës që përmban 62 tituj shkencor. Pas Luftës Dytë Botnore midis viteve 1945 dhe 1946, Stanislav Zuber ishte i njohur dhe u konsiderue puna e tij edhe nga regjimi komunist që erdhi në 28 nëntor të 1944 në Shqipëri dhe kjo nuk përbën pengesë për të punuar mëtej. Në vitin 1946 paraqiti ai, ndër të tjera pranë Ministrisë të Ekonomisë raportin për vendburimet e mineralit në Shqipërinë lindore dhe veri-lindore, duke shënuar vendndodhjen e mineraleve për t’u hapë në dekadat e ardhshme. Më 16 qershori 1947 u arrestua dhe u akuzua për bashkëpunimit në sabotim dhe spiunazhë në sektorin e miniera gjeologji. Ai u nënshtrohet torturës, për të tregue për akuzat e shpifura ndaj tij. Ai vdiq gjatë hetimit, në burg në Tiranë. Fakti i vdekjes së tij në burg nuk ishte i njohur në Shqipëri deri në prill të vitit 1991 kur shkroi shkrimtari dhe gazetari Petro Marko.
Source: Artikull, Bep Martin Pjetri, 17.10.2011
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.

News

blank

Stanislav Zuber, dëshmia e Petro Markos: E pashë me sytë e mi si e vranë në qeli duke e torturuar

U hap dera. Hyri një polic trupmadh dhe i bërtiti Zuberit. – Ç`punë bën ti Lexo më shumë