Lindi në Gjirokastër, në vitin 1950. Më 3 shkurt 1973, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie . U arrestua sërish më 1977, dhe më 26 prill të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtis ndaj atdheut mbetur në tentativ" dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pjesës së tij të pasurisë. Teksa po kryente dënimin, u arrestua për të tretën herë dhe më 26 prill 1978, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhëtis ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes" dhe përfundimisht e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

 

 

Source: AISKK, F. 1, Viti 2013, D. 10, F. 442
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.