Dënimi i tij dhe disa të tjerëve, është një nga vendimet më qesharake të Gjykatës Speciale, sepse nuk e ka përcaktuar dot ç’lloj krimesh kishte kryer i akuzuari dhe e ka lënë evazive, ose "armik i popullit" ose "kriminel lufte". Shpehimisht vendimi thotë: “Për kriminelët e luftës ose armiqtë e popullit: Sokrat Dodbiba, Mihal Zallari, Ethem Cara, Ndoc Naraçi, Andon Kozmaçi, Lazër Radi, Sami Koka,” gjykata i dënon me “nga 30 vjet burg e punë të detyrueshme.” U lirua në prill të vitit 1962.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 249
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.