Sulltana Dine | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Sulltana Dine |
Fatherhood: | Nasufi |
Birthplace: | Ngurrëz |
Residence: | Lushnje |
Date of Birth: | 1912 |
Date of Death: | 1980 |
Exile | |
Date of Exile: | 14/05/1945 |
End of Exile: | 6/05/1981 |
Camp type: | Kampe internimi te hapura |
E veja e Esatit i cili u vra nga forcat e ndjekjes në Vloçisht të Maliqit, në prill 1949.Dibër 1912-Ngurrëz, Lushnje 1980. U internua më 1945 në Berat, Porto-Palermo, Tepelenë deri në kampet e fushave të Myzeqesë. Pjesën më të madhe të internimit 1954-1970, e kaloi në Savër dhe Gjazë të Lushnjes bashkë me fëmijët Dine e Fatmira. Dënimi i të birit, Dines, e detyroi ta ndiqte nëpër burgjet e Spaçit e Qafë-Barit. Vdiq në Lushnje më 1980, dhe u varros në fshatin Ngurrëz. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrative, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dibra në Berat, Tepelenë, Porto-Palermo Vlorë, Lushnjë, prej maj 14 maj 1945 deri më 15 maj 1959 dhe prej 16 maj 1959 deri më 6 maj 1981.