Lindi më 1935, në Korçë. Më 9 dhjetor 1957, me vendim nr. 36, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi për «përgatitje për arratisje në bashkëpunim», me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me amnisti i zbritet dënimi në 7 vjet e 6 muaj burg. Më 18 shkurt 1970, me vendim nr. 18, Gjykata e Korçës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit mbetur në përgatitje», me 13 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Më 24 maj 1973, me vendim nr. 1, Gjykata e Lartë e dënoi për krimin e parashikuar në nenet 76, 72, 73/11, 48, 28, 49 të K. P., duke e dënuar përfunimisht me 25 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.

Source: https://en.kujto.al/revolta-ne-burgun-e-spacit-dy-dite-lirie-me-kater-te-vrare-dhe-66-te-ridenuar/
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.