| Taf Osmani | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Taf Osmani |
| Fatherhood: | Hysen |
| Birthplace: | Rragam, Shkodër |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 16/9/1946 |
| Charges: | "Kishte marrë pjesë në një mbledhje në Rragam" |
| Sentencing: | 5 vjet Prison |
| Date of Decision: | 8/1/1947 |
| Release Date: | 1949 |
Vëllai i Zyber Osmanit [shih].Lindi në fshatin Rragam të Shkodrës. U arrestua më 16 shtator 1946, me akuzën se kishte marrë pjesë në një mbledhje në Rragam, bashkë me të vëllanë, Zyberin, për organizimin e kryengritjes në Gurin e Zi dhe në përpjekjen me armë të 9 shtatorit. Në gjyqin ushtarak që u zhvillua më 8 janar 1947, u dënua me 5 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, kurse familja e tij u internua. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 160
