Vëllai i Zyber Osmanit [shih].Lindi në fshatin Rragam të Shkodrës. U arrestua më 16 shtator 1946, me akuzën se kishte marrë pjesë në një mbledhje në Rragam, bashkë me të vëllanë, Zyberin, për organizimin e kryengritjes në Gurin e Zi dhe në përpjekjen me armë të 9 shtatorit. Në gjyqin ushtarak që u zhvillua më 8 janar 1947, u dënua me 5 vjet heqje lirie, punë të detyruar dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, kurse familja e tij u internua. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 160
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.