| Tahir Dizdari | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Tahir Dizdari |
| Birthplace: | Shkodër |
| Date of Birth: | 1900 |
| Profession: | Filolog |
| Date of Death: | 9/05/1972 |
| Event included: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
| Trial | |
| Date of Arrest: | 27/02/1951 |
| Sentencing: | 13 muaj Prison |
| Exile | |
| Date of Exile: | 1939 |
| End of Exile: | 1942 |
| Charges: | "Lidhur me të ashtuquajturën "Bombë në Ambasadën Sovjetike" |
Filolog, orientalist i shquar. Lindi në Shkodër, në vitin 1900. Pas përfundimit të mësimeve në Mejtepin Asqerie, ndoqi Kolegjin Saverian, të cilin e kreu më 1918. Studimet e larta për shkenca politike i kreu në Universitetin e Stambollit, në Turqi 1922-1925. Gjatë viteve 1925-1939 shërbeu në administratën e lartë shtetërore dhe u aktivizua si publicist, kritik e polemist në organe të ndryshme të shtypit të kohës. Gjatë pushtimit fashist, për pikëpamjet e tij nacionaliste, u internua në Itali 1939-1942. U arrestua më 27 shkurt të vitit 1951 dhe u mbajt për 13 muaj në hetuesi, në lidhje me të ashtuquajturën "bombë në Ambasadën Sovjetike", por u lirua për mungesë provash. E, megjithatë, përndjekja vazhdoi. U nxorr nga shtëpia e tij private. Në këto kushte ai u shtrëngua të flinte në librarinë e tij, që e kish hapur më 1952. Më 1965 u "pranua" si bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë, sektori i Leksikologjisë dhe i Leksikografisë. Vdiq më 9 maj 1972. Më 1995,Presidenti i Republikës i dha urdhërin "Naim Frashëri i Klasit I-rë", me motivacionin: "Për kontributin e shquar në zhvillimin e shkencave albanologjike". La në dorëshkrim: "Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe" Tiranë, 2005, "Persizmat në gjuhën shqipe dhe studimi i tyre" Tiranë, 2010.
