Tahsin Bishqemi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Tahsin Bishqemi |
Birthplace: | Elbasan |
Date of Birth: | 1897 |
Date of Death: | 14/4/1945 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Event included: | Gjyqi Special, 17 të pushkatuar, 60 të dënuar me burgim |
Trial | |
Judgment: | 14 prill 1945 Gjykata e Lartë |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 14/4/1945 |
Ushtarak i lartë, Zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare (1943-1944). Lindi në vitin 1897, në Elbasan. Kreu studimet në Akademinë Ushtarake të Napolit. Në vitin 1920 mori pjesë në luftën kundër serbëve. Shërbeu si qarkkomandant në shumë rrethe të Shqipërisë, si Kryetar i Departamentit të Xhandarmërisë dhe, së fundmi, si Zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare (1943-1944). Më 14 prill 1945 Gjykata e Lartë e dënoi me vdekje, pushkatim. Për këtë arsye, më 27 dhjetor 1945, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës, vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të luajtshme. Një vit pas ekzekutimit, më 13 prill 1946, u mor edhe një tjetër vendim, kësaj radhe nga Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Qendër të Elbasanit, për sekusestrimin e gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme.