Tanush Kaso | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Tanush Kaso |
Fatherhood: | Xhelal |
Birthplace: | Tiranë |
Date of Birth: | 1934 |
Profession: | Mësues |
Trial | |
Charges: | “Tradhëti ndaj atdheut“ dhe "agjitacion e propagandë" |
Sentencing: | 13 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 113 |
Date of Decision: | 11/08/1962 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
U lind në Tiranë, në vitin 1934. Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në qytetin e Tiranës, shërbeu për disa vjet si arsimtar në fshatrat e kryeqytetit e të Peshkopisë. Më 1961, teksa vazhdonte të punonte si arsimtar në fshatrat e Tiranës dhe ndiqte me korrenspodencë Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin e tretë, u arrestua "me akuzën e pjesëmarrjes në një grup armiqësor kundër pushtetit, që kishte si qëllim krijimin e një partie social-demokrate". Më 11 gusht 1962, me vendim nr. 113, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "për tradhëti ndaj atdheut" dhe "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Pas kryerjes së dënimit, u shtrëngua të punonte punë nga më të rëndat. Pas viteve ‘90, filloi të shkruante sërish dhe që nga ajo kohë ka botuar shumë artikuj publicistikë në shtypin e përditshëm, si dhe disa libra: "Lufta ime" 1994, "Si me të qeshur" 1996, "Kalvari i burgjeve komuniste" 1998, "Hamit Matjani" 2007 etj. Krahas publicistikës, Tanush Kasoja është angazhuar edhe në veprimtaritë shoqërore-politike të ish-të dënuarve politikë, duke drejtuar si kryetar njërën prej tre shoqatave të tyre.