Lindi në Gjirokastër. I diplomuar për gjuhë-letërsi në Firence (Itali), mësues në gjimnazin e Gjirokastrës. Përkrahës i Ballit Kombëtar. Komunistët e kishin dënuar me vdekje; i rrethuan shtëpinë dhe kërkonin që të dorëzohej, me premtimin se do t’i falnin jetën. I dogjën shtëpinë. Ai zbriti me litar dhe luftoi derisa vdiq. Komunistët nuk i lejuan tri motrat ta merrnin trupin e tij, por e hodhën në një përrua që ta hanin egërsirat. Po atë ditë, komunistët i ekzekutuan të atin 65-vjeçar, Boço Kalo, së bashku me 9 persona të tjerë, përfshi dhe 16-vjeçarin Duro Shehu. Një formacion ushtarak i Ballit Kombëtar u quajt Batalioni Tare Kalo. Më 25 korrik 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për motive politike, më 18 nëntor 1943.

 

AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 22, fl. 744-745; Agim Musta, Dosjet e gjalla, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”, Tiranë, 1995, f. 14-16.

 

 

Source: AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 22, fl. 744-745; Agim Musta, Dosjet e gjalla, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”, Tiranë, 1995, f. 14-16.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.