Tefik Gremi | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Tefik Gremi |
Birthplace: | Belinë, Fier |
Residence: | Fier |
Date of Birth: | 1917 |
Trial | |
Date of Arrest: | 14/2/1950 |
Charges: | "Pjesëmarrje në grup të organizuar, agjitacion e propagandë, strehim dhe furnizim të kriminelëve të arratisur dhe zgjerimin e bazave të tyre për vepra përgatitore për arratisje'' |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Date of Decision: | 26/8/1950 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në vitin 1917, në fshatin Belinë të Fierit. U arrestua më 14 shkurt 1950, dhe më 26 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në grup të organizuar, agjitacion e propagandë, strehim dhe furnizim të kriminelëve të arratisur dhe zgjerimin e bazave të tyre për vepra përgatitore për arratisje'', dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e përjetshme të të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 14 dhjetor 1950, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi t’i falë jetën dhe t’ia kthejë dënimin në privim lirije me punë të detyruar për jetë. Pesë vjet më vonë, më 5 janar 1956, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia zbriti dënimin në 10 vjet burgim me punë të detyruar.