Inxhinier gjeofizik, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (25 shtator 2008-25 shkurt 2009). Lindi më 6 maj të vitit 1926, në Elbasan. Pesë klasët e fillores (1932-1937) dhe shkollën qytetëse i kreu në Elbasan. Arsimimin e mesëm e vazhdoi në Shkollën Teknike të Korçës (1942-43) dhe atë të Tiranës (që aso kohe quhej Instituti Teknik «Sadik Stavaleci»). Studimet universitare i kreu në Institutin e Naftës «Gubkin» në Moskë në vitet 1948-1953. Sapo u kthye në atdhe, filloi punë si inxhinier gjeofizik në ekspeditën sizmike të Fierit (06. 04. 1953-31. 12. 1954). Më 1 janar 1955 u emërua kryetar i degës gjeologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë në Tiranë (SHGJSH), kurse më 1 qershor 1957 Zv. kryetar dhe kryegjeolog i Komitetit Shtetëror të Gjeologjisë. Në këtë detyrë qëndroi deri më 1 janar 1960, kur u emërua Kryegjeolog i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjeologjisë në Ministrinë e Minierave dhe Gjeologjisë. Nga 1 shtatori 1965 deri në 31 mars 1966 kreu detyrën e Drejtorit të Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike e Minerare në Tiranë. Më 1 prill 1966 u emërua sërisht Drejtor i Përgjithshëm i Gjeologjisë në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave. Nga 1 gushti i vitit 1975 deri më 14 maj 1977 u dërgua si inxhinier gjeofizik në ekspeditën sizmike të Ndërmarrjes Sizmo-Gravimetrike të Fierit, ku dhe u arrestua për «Sabotim, agjitacion e propagandë» dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie dhe me humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 7263, dt. 12. 12. 1988, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. U lirua katër ditë më vonë (16 dhjetor 1988). Më 25 shtator 1991, Pleniumi dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, e shpalli të pafajshëm. Nga 25 shtatori i vitit 2008 deri më 25 shkurt 2009 mbajti postin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 40.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.