Lindi në vitin 1920, në Sarandë. U ndalua më 6 maj 1947, dhe me vendim nr. 246, datë 20 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka pasur për qëllim "rrëzimin e pushtetit popullor me anë të forcës", dhe e dënoi me 6 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe heqjen e të drejtës politike për 1 vit kohë. Me vendim nr. 252, datë 13 dhjetor 1950, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "arratisje në Greqi mbetur në tentativë" dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. Dënimi ka filluar të zbatohet më 15 shtator 1950.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 197
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.