| Thimjo Gjika | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Thimjo Gjika |
| Birthplace: | Sopik, Gjirokastër |
| Date of Birth: | 1911 |
| Date of Death: | 6/9/1946 |
| Trial | |
| Charges: | "Armik i popullit" |
| Judgment: | Nr. 26, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Execution | |
| Data Ekzekutimit: | 6/9/1946 |
Lindi më 1911, në Sopik, Gjirokastër. Më 16 korrik 1946, me vendim nr. 26, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si “armik i popullit, që ka kryer këto faje: qysh në
vitin 1942 ka qenë i lidhur me armikun e popullit Vasil Shahinin dhe me Zetren.
Në vitin 1945 lidhet me spiunazhin grek, krijon grup dhe i dërgon informata
spiunazhit të huaj, ka punuar në drejtim të përçarjes së popullit minoritar, ka shtruar planin së bashku me Zetren për ngritjen e një çete Zerviste në krahinën e Pogonit Gjirokastër , ka qenë anëtar dhe më vonë Kryetar i Këshillit Nac. Çl. dhe në kohë vazhdon lidhjet me spiunazhin grek duke i dërguar informata, ka qenë shtylla kryesore e reaksionit grek në Qarkun e Gjirokastrës”. U dënua me vdekje dhe konfiskim pasurie. Dënimi u aprovua nga Gjykata e Lartë më 6 shtator 1946.
