Thoma Deliana | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Thoma Deliana |
Birthplace: | Elbasan |
Date of Birth: | 20/2/1924 |
Date of Death: | 14/9/2014 |
The Reason of Death: | Vdekje natyrore |
Circumstances of Death: | I Lire |
Exile | |
Date of Exile: | 25/04/1976 |
Lindur më 1924 në Elbasan. Periudha e internimit 4/25/1976 - 9/30/1991. Ministri i Arsimit dhe Kulturës, në periudhën e zhvillimit të Pleniumit IV të KQ të PPSH të 26-28 qershorit të vitit 1973. Udhëhoqi zbatimin e censurës nga institucionet vartëse të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës: ndërmarrjet botuese, Lidhjen e Shkrimtarëve. Ideoi quasieditorinë, botimin në 10 kopje të veprave dorëshkrime për t’u shqyrtuar nga sa më shumë ekspertë-censorë partiakë. Nënshkroi Ligjin e quajtur “Protokolli” të Orientimeve të hartuara nga Ramiz Alia, Xhaferr Spahiu dhe miratuar nga Mehmet Shehu. Zbatoi praktikat e kontrollit të premierave në teatrin e Operas e Baletit. Vendosi kontrollin e gjithë prodhimit letrar qoftë edhe në dorëshkrim, skenarët, libretet etj. nga komisione caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Në këtë periudhë ka nënshkruar përjashtimin e shkrimtarit Petro Marko nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe kthimin në karton të veprës së tij të botuar nga shtëpia botuese “8 nëntori” dhe të veprave të tjera, si vëllimi Më jepni një emër të Fatos Arapit. Ndonëse u përfshi në inicimin e goditjeve ndaj dekadentizmit dhe artistëve pas Pleniumit IV, më pas më 1976, u godit nga PPSH për qëndrime liberale duke u internuar për 15 vjet.
Gjatë internimit punoi si drejtor shkolle 1 vit, në Tepelenë, më pas si bujk derisa në vitin 1985 u kthye si i internuar në vendlindje.