Thoma Karamelo | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Thoma Karamelo |
Birthplace: | Sinicë, Korçë |
Residence: | Grabian, Lushnje |
Date of Birth: | 1925 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1959 |
Charges: | "Antisovjetik" |
Charges: | "Pro-sovjetik" |
Lindi më 1925, në Sinicë, Korçë. Partizan, komunist, sigurim, i persekutuar. Një nga arritjet si punonjës i Sigurimit: vjedhja e dokumenteve të UNRRA-s. U dërgua me mision “diplomatik” pranë Komisionit Ndërkombëtar Detar Itali; me pasaportë diplomatike dhe emër të ndërruar: Thoma Sinica, rrogën, postën e gjithçka i merrte në ambasadën jugosllave; banonte në shtëpinë e një anëtari të kësaj ambasade. Një nga detyrat e tij, të zbulonte pronat e shqiptarëve në Itali, që t’i grabiste shteti komunist shqiptar. Më 1959 e arrestuan "si antisovjetik", më 1966 e internuan "si pro-sovjetik". Më 14 dhjetor 1966, me vendim nr. 55 të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve u internua për 24 vjet nga Tirana në Grabian Lushnje.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 171