Jurist, politikan. Deputet, ministër i Drejtësisë.Lindi më 1888, në Korçë. Studioi për drejtësi në Athinë dhe Paris. Punoi avokat në Korçë dhe mbështeti përpjekjet për pavarësi, kur Korça kontrollohej nga francezët. Më 1931 ishte kryetar i komisionit për hartimin e Kodit Civil. Më 1932, u zgjodh deputet. Ministër i Drejtësisë në qeverinë e dytë të Kostaq Kotës. Gjatë pushtimit fashist u bashkua me Ballin Kombëtar, përfaqësues i tij në Mbledhjen e Mukjes (1943). Më 1944, ministër Drejtësie, për herë të dytë. U pushkatua nga regjimi komunist më shtator 1947.

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 152.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.