Lindi më 10 korrik të vitit 1925, në Libohovë. Në moshën 17-vjeçare aderoi në Ballin Kombëtar. Në vitin 1945 u arratis në Greqi, ku u inkuadrua në forcat Aleate. Pas gjashtë muajsh, u kap në kufi. Më 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për "dhënie informacioni të huajve kundër shtetit". Pas kryerjes së dënimit, u internua për 29 vjet në Mamurras. U lirua në vitin 1991.

Source: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 139
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.