Lindi më 4 prill të vitit 1941, në fshatin Peshtan të Beratit. Më 14 tetor 1969, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Gjatë kohës që vuante dënimin, më 30 qershor 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e ridënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë për «krimin e sabotimit duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda». Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 15 gusht të po atij viti.

Source: AISKK, F. 1 V. 2012, D.1, Fl. 668.
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.