Lindi më 8 korrik të vitit 1929, në Tiranë. U arrestua më 27 maj 1961 dhe më 11 gusht 1962, me vendimin nr. 113, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut” dhe për “agjitacion e propagandë” dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 3 shtator 1962, me vendimin nr. 121, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e la në fuqi vendimin e mësipërm. Me dekretin nr. 3572, datë 8 tetor 1962, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu fal jeta dhe dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Me dekretin nr. 3603, datë 23 nëntor 1962, dënimi iu zbrit në 21 vjet e 1 muaj burg, duke llogaritur dhe kohën që kishte fituar me punë. U lirua më 30 janar të vitit 1982. Pas rënies së komunizmit ai botoi disa libra me kujtime nga jeta në burg.

 

Source: Fondi 1, viti 2014, dosja 19, fl. 202-203
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.