Vangjel Lezho | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Vangjel Lezho |
Fatherhood: | Stefan |
Birthplace: | Fier |
Residence: | Fier |
Date of Birth: | 1/8/1932 |
Profession: | Gazetar |
Date of Death: | 28/5/1979 |
The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
Execution | |
Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 28/5/1979 |
Gazetar. Lindi në Fier, më 1 gusht të vitit 1932. Kreu Normalen e Elbasanit. Studimet e larta për gazetari i filloi në Universitetin e Leningradit dhe, për arsye shëndetësore, i përfundoi në atë të Moskës dhe martuar me Inën, (shtetase ruse), me të cilën kishte dhe një vajzë të quajtur Irina (asokohe 5 vjeçe). Pas përfundimit të studimeve, që prej vitit 1959 punoi si gazetar i sektorit të kulturës në Radio Tirana. U arrestua më 1963 në Pogradec, bashkë me një grup njerëzish që po përpiqeshin të kalonin kufirin. Dëshironte të bashkohej me bashkëshorten dhe vajzën. Më 6 dhjetor të po atij viti u dënua me 25 vjet heqje lirie. Më 29 nëntor 1978 u dënua për së dyti bashkë me Fadil Kokomanin, për një letër dërguar Komitetit Qendror të P. P. Sh.-së. Teksa vuante dënimin në kampin e Spaçit, më 23 shkurt 1979 u arrestua sërish dhe, më 18 maj të po atij viti, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjeve, për "krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare". U ekzekutua më 28 maj të po atij viti.