Vasfi Cakrani | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Vasfi Cakrani |
Birthplace: | Petoshaj, Libofshë |
Date of Birth: | 1912 |
Trial | |
Date of Arrest: | 1946 |
Sentencing: | 3 vjet Prison |
Exile | |
Camp type: | Te Internuar te Vecuar |
Lindi në vitin 1912, në Petoshaj të Libofshës. Pasi kreu shkollën fillore dhe atë qytetëse, filloi studimet në Sorbonë (Paris), ku u laurua me rezultate të shkëlqyera për Diplomaci. U arrestua më 1946. Më 19 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Fierit urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Pak mbas lirimit, më 1949-1952 u burgos sërish. Më vonë u internua dhe vdiq në një gjendje të mjeruar në azilin e pleqve të qytetit të Fierit, më 1983.
Source: Asqeri Llanaj, Bektash Bej Cakrani: Historia flet vetë, Vlorë, 2010; Nazmi Berisha – Dyzi, 20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës: Dëshmi për periudhën prej 1959-1980, Berat, 1995, f. 79; Gazeta Zyrtare, nr. 25, 18 mars 1947, f. 5.