Vasfije Dema | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Vasfije Dema |
Birthplace: | Dibër |
Residence: | Gradisht |
Date of Birth: | 1905 |
Place Death: | Savrës,Myzeqesë. |
Exile | |
Date of Exile: | 5/09/1945 |
Bashkëshortja e Hysni Demës, Lindur më 1905, në Dibër. Periudha e internimit 9/5/1945- 6/19/1965. Vdiq në internim Nëntor 1944: forcat partizane e nxjerrin me 5 fëmijët nga shtëpia në Tiranë dhe e internuan familjarisht në Berat; pastaj në kampin e Kamzës. Më 1945: familjen Dema në Tiranë e internojnë. Nëna Vasfije kishte pesë fëmijë: Tefta, Vera, Aliu, Sazani dho Rudina që ishte pesë muajshe. U rrit në kampet e internimit: në Berat, Kamëz. 1948: qëndroi për një vit në kullën e kalasë së Krujës, në kampin e Porto Palermos. Shpërngulet me fëmijët në kampin e Tepelenës. I arratiset djali: për hakmarrje ndaj tij, e varin kokë poshtë në hyrje të kalasë. Ngarkohej me dru nga mali duke ua sjellë zyrtarëve në qytet dhe ushqente fëmijët me lende dushku. Familja Dema në vitet ’60 u përqendrua në kampet e Myzeqesë: Savër, Plug, Gradisht. Vasfija ndërroi jetë në kampin e Savrës të Myzeqesë.