| Vasil Mano | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Vasil Mano |
| Fatherhood: | Theodhoraq |
| Birthplace: | Korce |
| Residence: | Korce |
| Profession: | Inxhinier |
| Date of Death: | 22/12/1946 |
| Place Death: | Maliq |
| The Reason of Death: | Ekzekutim me pushkatim |
| Circumstances of Death: | Burg |
| Event included: | Këneta e Maliqit, “Organizatë tekniko-sabotatore” |
| Execution | |
| Type of Execution: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 22/12/1946 |
| Place of Execution: | Maliq |
| Orderer / Executor: | Gjykata e Lartë Ushtarake e Tiranës |
U arrestua në tetor të vitit 1946. Me profesion inxhinier, i punësuar në tharjen e Kënetës së Maliqit. Akuzat e ngritura ishin për: “sabotimi i punimeve për tharjen e Kënetës së Maliqit dhe se kishin pasur lidhje me agjenturën anglo-amerikane, të kryesuar nga Harry Fultz”. Më 18 nëntor 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake e Tiranës e dënon me vdekje, pushkatim. Ekzekutimi kryhet më 22.12.1946, pasi në mbledhjen nr.59, datë 19.11.1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e kërkesave për faljen e jetës së bërë nga të dënuarit e procesit të parë të “Maliqit”.
