Vasil Portali | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Vasil Portali |
Birthplace: | Leshnicë, Sarandë |
Date of Birth: | 8/5/1895 |
Trial | |
Date of Arrest: | 13/1/1946 |
Charges: | "Armik i popullit, të lidhur me spiunazhin grek, duke grumbulluar informata ushtarake për t’i dërguar në Greqi" |
Sentencing: | 10 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 25 |
Date of Decision: | 1/7/1946 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Second trial | |
Charges: | "Bashkëpunim me agjenturën e huaj" |
Sentencing: | 15 vjet Prison |
Judgment: | Nr. 49 |
Date of Decision: | 14/1/1961 |
Court: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 8 maj 1895, në Leshnicë të Sarandës. U arrestua më 13 janar 1946. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik i popullit, të lidhur me spiunazhin grek, duke grumbulluar informata ushtarake për t’i dërguar në Greqi», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 6 vjet burg e punë të detyruar. Me vendim nr. 49, datë 14 janar 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me agjenturën e huaj», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 344