Lindi në fshatin Tozhar të Beratit, më 12 korrik të vitit 1913. Më 19 nëntor 1946, Gjykata e Beratit e deklaroi "armik të popullit" dhe "sabotator të pushtetit", dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U arrestua sërish më 1980, dhe më 13 shtator të po atij viti, Gjykata e Beratit e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për "agjitacion e propagandë kundër shtetit".

Source: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 482
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.