Vëlla koadiutor, Martir i Kishës, i Lumë. Lindi në Prizren, më 2 qershor të vitit 1887. Studioi në vendlindje. Formimin e vet kulturor e plotësoi në mënyrë autodidakte. Qe Vëlla koadiutor, pjesë e Misionit Shëtitës dhe mësues në shkollën fillore, ekonom, drejtor i shtypshkronjës, administrator i revistave «Lajmëtari» e «LEKA» dhe drejtues artistik: drejtor i korit, i bandës dhe regjizor teatri. U arrestua në vitin 1946 në kuvendin e Shën Françeskut në Gjuhadol, ku po banonte pas mbylljes së çdo veprimtarie të Seminarit Papnor Shqiptar. Vdiq «in odium fidei» (në urrejtje të fesë) gjatë torturave në Shkodër më 31 tetor 1947. Në vitet 2002-2010, u zhvillua Hetimi Dioqezan i Shkodrës, që mblodhi provat për martirizimin e tij dhe të 37 sivëllezërve meshtarëve e ipeshkëvinjve të tjerë, dhe më 26 prill të vitit 2016, u shpall Martir i Kishës. Gjashtë muaj më vonë, më 5 nëntor 2016, në Katedralen e Shkodrës u zhvillua kremtimi solemn i Lumnimit të tyre. Katër ditë më vonë (9 nëntor 2016), Presidenti i Republikës i dha dekoratën e lartë të «Flamurit të Kombit».

 

Source: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 196
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.