Vexhi Buharaja | |
---|---|
Personal Information | |
Name/Surname: | Vexhi Buharaja |
Fatherhood: | Ibrahim |
Birthplace: | Veterik, Berat |
Residence: | Berat |
Date of Birth: | 12/5/1920 |
Profession: | Shkrimtar, përkthyes, historian |
Date of Death: | 5/7/1987 |
Place Death: | Berat |
Trial | |
Date of Arrest: | 7/9/1947 |
Tortured: | Po |
Charges: | "Propagand kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë" |
Investigator: | Nasi Bandilli |
Prosecutor: | Aranit Çela |
Judgment: | Nr. 9 |
Date of Decision: | 10/1/1948 |
Judge: | Bexhet Mema |
Court: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
Release Date: | 25/11/1949 |
Shkrimtar, përkthyes, historian, «Mësues i Popullit». Lindi më 12 maj të vitit 1920, në lagjen «Murat Çelepi» të Beratit. Mësimet fillore i kreu në vendlindje. Vijoi studimet në Medresën e Përgjithshme në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1940. Fill pas diplomimit, në moshën 20 vjeçare, u punësua në redaksinë e revistës «Kultura Islame» në Tiranë. Në vitin 1944 u largua nga Tirana, për shkak të rrethanave të vështira të luftës dhe qëndroi në familjen e tij në Berat. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, në nëntor 1944, për pak kohë punoi në Berat si referent në Shtëpinë e Kulturës. Në vitin 1947 u arrestua dhe u dënua me 8 vjet burg, me akuzën e propagandës kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë, por u lirua me dekret pasi kreu 2 vite e 2 muaj burg. Pasi doli nga burgu, për të mbijetuar, u detyrua të bëjë punë të rënda fizike. Në vitin 1965 u pranua në Sektorin e Historisë së Mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë, ku mblodhi, përktheu në shqip e transkriptoi rreth treqind mbishkrime turko-osmano-arabe. Duke u mbështetur në këtë material, ai shkroi studimin «Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike». Ka përkthyer një varg materialesh të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, siç janë aktet dhe memorandumet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, manifestin «Ujanallem» («Të
zgjohemi», 1899), hartuar nga Dervish Hima, letërkëmbimin e tij me dr. Ibrahim Temon (64 letra), që përfshihet në vëllimin e tretë (1900-1908) të «Rilindja Kombëtare Shqiptare». Përveç dokumenteve historike, përktheu nga gjuha turke e perse edhe vepra të tjera shkencore dhe letrare, si veprat shkencore të Hoxhë Hasan Tahsinit, dramën «Besa» të Sami Frashërit, «Shahnamenë» e Firdeusit («Naimi», Tiranë, 2010), përmbledhjen poetike «Tahajjulat/ Ëndërrimet» (Prishtinë, 1972; Tiranë, 2007, 2012) dhe «Katër stinët» (Tiranë, 1995, 2007) të Naim Frashërit, «Gjylistani dhe Bostani» të Saadi Shirazi (Tiranë, 1960; Prishtinë, 1974; Tiranë, 1988, 2003, 2007, 2008). Në vitin 1975 u dëbua edhe nga
Instituti i Historisë. Vdiq në Berat, më 5 korrik 1987, në moshën 67 vjeçare. Më 20 dhjetor 1993 iu dha titulli «Mësues i Popullit» (pas vdekjes), kurse më 6 Korrik 1994 biblioteka e qytetit të Beratit u pagëzua Biblioteka «Vexhi Buharaja». Emrin e tij e mban sot edhe medreseja e qytetit.