| Viktor Dosti | |
|---|---|
| Personal Information | |
| Name/Surname: | Viktor Dosti |
| Fatherhood: | Hasan |
| Birthplace: | Kardhiq, Gjirokastër |
| Date of Birth: | 1925 |
| Date of Death: | 2005 |
| Trial | |
| Charges: | Ka bërë pjesë në grup të organizuar kundër pushtetit, ka hapur parrulla për rrëzimin e pushtetit |
| Sentencing: | 5 vjet Prison |
| Judgment: | Nr.91 |
| Date of Decision: | 15/4/1946 |
| Court: | Gjykata ushtarake e Tiranës |
| Release Date: | 1950 |
Lindi në Kardhiq, Gjirokastër, më 1925. Më 15 prill 1946, me vendim nr.91, Gjykata ushtarake e Tiranës e akuzoi se «ka bërë pjesë në grup të organizuar kundër pushtetit, ka hapur parrulla për rrëzimin e pushtetit», dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet. Arrestimi i Viktorit vijoi me ndëshkimin e gjithë familjes prej 8 fëmijësh të Hasan Dostit, një nga drejtuesit Ballit Kombëtar. Punoi si përkthyes tekstesh e dokumentash në zyrën e “Mesagjerisë” të burgut të Tiranës, që me hapjen e kësaj zyre më 1945. Pas përfundimit të dënimit më 1950, internohet për 41 vjet të tjera. Pas lirimit, në moshën 66 vjeçare u rivendos në Tiranë pas 50 vjetësh. Vdiq më 2005.
Source: Tomor DOSTI: intervistë në ISKK, 2 shtator 2013; Gazeta Zyrtare 13 prill 1946, f. 6. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.492-493.
