I burgosur politik së bashku me 3 vëllezërit. Ka qenë 16 vjeç kur e arrestuan me 7 vjet burg i akuzuar si drejtues i një grupi që synonte të arratisej. I ati ka ndërruar jetë në burgun e burgun e Burrelit. Viktor Martini ka kryer dënimin në disa burgje dhe kampe.

Baba i tij, Zef Martini, ka qenë oficer i Zogut, i cili pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist, më 2 gusht 1949, u arrestua me akuzën “Kryengritje e armatosur kundër regjimit popullor”, akuzë për të cilën u dënua me 15 vjet burg. Ai ndërroj jetë në Burgun e Burrelit moshën 51-vjeçare.

Pas arrestimit të atit e gjithë familja u përndoq dhe u persekutua. Viktori dhe 3 vëllezërit e tij kryen burg politik. Viktor Martini rrëfen se e gjithë familja e tij ka kryer 104 vjet burg.

Sistemi komunist e ka përndjekur familjen e tij edhe pas kryerjes së dënimit, duke i hequr bashkëshortes se tij mundësinë për të ushtruar punën si mësuese.

Ai po ashtu ka qenë një nga organizatorët e protestës më 14 janar të vitit 1990, ku mijëra banorë të Shkodrës u grumbulluan në qendër të qytetit me synimin për të rrëzuar monumentin e Stalinit. Sigurimi i Shtetit arrestoi të gjithë organizatorët e kësaj demonstrate, të cilët u liruan vetëm në marsin e vitit 1991.

Që në fillim të viteve ’90, Viktori dhe bashkëshortja e tij jetojnë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Source: Observatori i kujtesës
Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.