At Viktor Volaj lindi në 06.12.1910 në Shirokë (Shkodër). Në 10.09.1925 hyri në seminarin françeskan. Duke filluar prej vitit 1937 e deri në vitin 1946 ishte profesor i gjuhëve klasike, greqisht e latinisht në “Liceum Illyricum. Si njohës i mirë i gjuhës shqipe, në vitin 1946 u thirr në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarve që do trajtonte çështje të gjuhësisë. Në vitin 1942 do të komentonte veprën “Lahuta e Malcisë”. Prej vitit 1949 e deri në vitin 1954 internohet në Tepelenë, Lundërz dhe Kamzë. Mbas internimi kthehet për të vazhduar të shërbejë si famullitar në Tiranë dhe në Bizë në vitet 1954-1967. Gjatë kësaj periudhe u mor me studime gjuhësore e historike. Mbasi u mbyllën kishat e deri në vitin 1990 qëndroi pranë të afërmëve të vet nën mbikqyrjen e shtetit komunist. Vitet e fundit i kaloi në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit. Ndërroi jetë në 05 nëntor 1995. Shkrimet e pabotuara të At Viktor Volaj, ruhen në Arkivin e Bibliotekes Françeskane At Gjergj Fishta – Shkodër.