Visarjon Xhuvani lindi në Elbasan në vitin 1890 në Elbasan në lagjen Kala. Mësimet e para i mori në shkollën greke në Elbasan dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme fetare në Athinë. Po në Athinë përfundoi dhe Universitetin për Teologji. Në vitet 1919-1923 shërben si murg në Sofje të Bullgarisë. Në Universitetin e Kembrixhit në Angli do të merrte gradën Doktor.
Në vitin 1929 do të bëhej Kryepeshkopi i parë i Shqipërisë. Ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja si psh: greqishtes së vjetër e të re, anglishtes, gjermanishtes, serbokroatishtes, rumanishtes dhe italishtes. Visarjon Xhuvani ka shkruar mbi 26 vepra teologjike.
Gjatë luftës ishte mitropolit i Beratit,Vlorës dhe Fierit. Më 16 prill të 1939 do të bëhej anëtar i delegacionit shqiptar që i ofroi kurorën Viktor Emanuelit në Vlorë.
Në vitin 1946 u dënua nga diktatura komuniste. Më 22 dhjetor 1947 gjykata e kishte dënuar me 20 vjet burg, ku pjesën më të madhe e vuajti në Burrel. Në burg do të kalojë 15 vite dhe do të lirohet në 27 nëntor 1962.
Njohuritë e Xhuvanit u reflektuan në hartimin e dokumentacionit bazë të kishës ortodokse, i cili është në fuqi edhe sot. Statuti themelor i hartuar prej tij dhe i aprovuar nga Kongresi i Korçës më 1929, është i pakorrigjueshëm.
Ndërroi jetë 3 vite pasi doli nga burgu, më 1965 dhe u varros në Shijon.

Please complete the required fields.
Mbyll formen

Please select your image(s) to upload.